E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Mugesa e dialogut bllokoi statusin, duhet bashkëpunim mes palëve

GJIROKASTËR - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i përcolli urimet e tij për Ditën e Verës nga Antigonea në Gjirokastër.

Krahas urimit për më shumë dashuri mes shqiptarëve, kreu i LSI-së theksoi sërish nevojën e bashkëpunimit politik për të mirën e vendit.

“Fillimet politike gjithashtu kërkojnë më shumë dashuri. Por, edhe nëse kjo do jetë e vështirë të paktën dialogu nuk është i pamundur, në mënyrë që Shqipëria të hedhë atë hap qo do ta kishte hedhur para dy tre viteve, të marrjes së statusit të vendit kandidat, sepse i vetmi problem ka qenë mungesa e dialogut politike dhe e disa reformave që kanë për bazë këtë dialog. Në këtë qytet që jemi këtu zanafillen e ka nga dashuria, ndërkohë që thonë se djegien apo shkkatërrimin e ka nga urrejtja. Ne jemi këtu për ti dhënë një nxitje dialogut dhe dashurisë mes shqiptarëve, ”- u shpreh Meta.

Ndërsa përshëndeti miratimin në parim të projekt/ligjit për Gjykatën Administrative, në Komisionin e Ligjeve, Meta nënvizoi se diskutimi për këtë ligj të rëndësishëm duhet të kishte nisur më herët.

"Konsensusi për Gjykatën Administrative duhet të ishte arritur me kohë por, më mirë vonë se sesa më vonë. Është një hap pozitiv",- u shpreh Meta.
(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›