E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të plagosur, një në Lezhë dhe tjetri në Lac

LEZHË- Dy persona kanë mbetur të plagosur në dy ngjarje në ndryshme brenda një harku të shkurtër kohor në Lac dhe Lezhë. Ngjarja e parë u shënua në qytetin e Lacit, kur 26-vjecari Sajmir Tuci, pas një sherri për motive të dobëta u plagos me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Ndërkaq, gjendja është më serioze për një 40-vjecar në Lezhë, i cili është plagosur nga dy persona të tjere pas një konflikti mes tyre. Sipas policisë ngjarja ndodhi në kryqëzimin e Shën Kollit, ndërsa 40-vjecari është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Po hetohet për zbardhjen e plotë të dy ngjarjeve
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›