Aksident ne Kukes 8 te plagosur

Përplasja e dy automjeteve ka shkaktuar tetë persona të lënduar, ndërkohë që tre prej tyre në gjendje të rendë janë dërguar me helicopter në spitalin Ushtarak. Aksidenti rrugore ka ndodhur ne dalje të qytetit të Kukësit për arsye të paqarta, por që u pasua me lëndimin e të gjithë personave që ndodheshin në dy mjete. Sipas informacionit të policisë rrugore te Kukësit, drejtuesit e mjeteve te dya nga qyteti i Kukesi, Jetmir Kurdina dhe Pëllumb Matmuja, do te merren ne pyetje menjëherë pas marrjes se ndihmës mjekësore për shkak te plagëve ne trup gjatë përplasjes.