E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Kukes nje i vdekur

Një person ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në qytetin e Kukësit, si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Viktima është Besnik Duraku, i cili ka qenë duke drejtuar një traktor. Aksidenti ka ndodhur, pas përplasjes së traktorit me një makinë të drejtuar nga Agron Namani, qytetar nga Kosova.

Për të shmangur përplasjen ballore, Duraku mendohet se ka ndryshuar timonin e mjetit në momentin e fundit, gjë që ka sjellë dhe përmbysjen e traktorit, i cili e ka zënë nën vete.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Kukësit. Forcat e rendit shkuan shkuar vendngjarje dhe filluan hetimet në lidhje me rrethanat e aksidentit. Bëhet e ditur se është shoqëruar në polici dhe qytetari nga Kosova, Agron Namani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›