Vrasja ne Shkoder kapen autoret babe e bir
Një 40 vjeçar nga fshati Oblikë i Komunës Ana e Malit ka mbetur i vrarë me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij, ndërkohë që policia ka arrestuar dy autorët e këtij krimi. Ata janë Riza e Adem Idrizi për të cilët dyshohet se kanë kryer krimin për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në fshatin Oblikë dhe mësohet se 40 vjeçari Agim Shullani babai i 3 fëmijëve ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij, kur edhe ka gjetur vdekjen.
Ekspertë të policisë pohojnë se kanë qenë goditja në kokë dhe në gjoks me plumba pistolete, të cilët e kanë lënë të vdekur në vend. Në momentet e para pas krimit policia bëri shoqërimin në komisariat të disa personave tek të cilët dyshohet se mos kishin lidhje me ngjarjen.
Nga marrja në pyetje e tyre u bë edhe zbulimi i autoreve të vërtetë të cilët u vendosen në pranga. Autorët i vrasjes ishin larguar me shpejtësi në këmbë, duke shfrytëzuar edhe faktin se në afërsi të vendit të krimit, në një nga restorantet e zonës po zhvillohej një dasmë por lëvizja e tyre nuk kishte kaluar pa u vënë re. Viktima është gjetur i vdekur nga banorë të zonës.