Ekzekutohet me plumba babai i tre femijeve

Një 40 vjeçar nga fshati Oblike i Komunës Ana e Malit, ka mbetur i vrarë me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në fshatin Oblikë dhe mësohet se 40 vjecari Agim Shullani babai i 3 fëmijëve ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij, kur edhe ka gjetur vdekjen.
Ekspertë të policisë pohojnë se kanë qenë goditja në kokë dhe në gjoks me plumba pistolete, të cilët e kanë lënë të vdekur në vend.
Nga ana e policisë janë shoqëruar për në komisariat disa persona tek të cilët dyshohet se mos kanë lidhje me ngjarjen, si dhe janë marrë në pyetje disa dëshmitarë.
Këta të fundit, mësohet të kenë deklaruar se autori i vrasjes është larguar me shpejtësi në këmbë, duke shfrytëzuar edhe faktin se në afërsi të vendit të krimit, në një nga restorantet e zonës po zhvillohej një dasëm dhe lëvizja e tij nuk është vëne re. Viktima është gjetur i vdekur nga banorë të zonës.