E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Fratarit shtyhet gjyqi per Tomas Tsogas

Është shtyrë gjyqi për shoferin grek Tomas Tsogas, i cili akuzohet si autori i tragjedisë së Fratarit me 9 të vdekur. Mungesa e avokatit të tij bëri që kjo seancë të zhvillohet një ditë tjetër.

Më herët prokuroria e Fierit kërkon 18 vjet burg për shoferin grek, Tomas Tsogas, që akuzohet për tragjedinë me 9 të vdekur në aksidentin e Fratarit të 8 nëntorit 2010, kur autobusi i linjës Tiranë-Athinë doli nga rruga kryesore. Seancën e shkuar, Prokurori Genci Mane bëri një përshkrim të të gjithë ngjarjes, rrëfimet e dëshmitarëve, të paktën 40 pasagjerë në bordin e autobusit dhe renditi faktet pse shoferi ka qenë fajtori kryesor i tragjedisë dhe mund ta kishte shmangur atë.

Aksidenti ndodhi më 8 nëntor të vitit të kaluar në aksin Fier-Mallakastër, pranë fshatit Fratar, në Ziaj, teksa autobusi i linjës Tiranë-Athinë doli nga rruga kombëtare dhe përfundoi të paktën 100 metra poshtë saj duke u rrokullisur. Policisë iu deshën 5 orë operacion për të nxjerrë nga mjeti viktimat, të lënduarit dhe ata që mbijetuan, kurse shoferi ishte hedhur menjëherë sapo kishte humbur kontrollin e mjetit.

Në këtë aksident pati më shumë se 30 persona të lënduar, mes të cilëve fëmijë dhe të moshuar. Shumë prej pasagjerëve ishin për udhëtime nga një qytet në një tjetër brenda vendit, por pjesa më e madhe e tyre kishin destinacion qytetet e Greqisë dhe Athinën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›