E Diel, 1 Nëntor 2026

Plazhi i Kavajes krijohet nje vendbazim per mjetet sportive ujore

 Një bregdet i sigurt, si dhe mundësi argëtimi dhe aventurash me sportet e ujit, janë kushtet thelbësore për krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për turizmin.

Problemet e shkaktuara nga motorët e ujit dhe mjetet e tjera lundruese tek pjesa tjetër e pushuesve sollën një sërë masash shtrënguese ndaj tyre.

Plazhi i Golemit të Kavajës prej kësaj fundjave duket se ka gjetur zgjidhjen e duhur.

Është miratuar krijimi i një vendbazimi për mjetet sportive ujore.

Siguria e ofruar është maksimale dhe një investim i tillë jo vetëm që kënaq kërkesat për turistët aventurierë por ofron edhe siguri për pjesën tjetër të pushuesve gjatë kohës që qëndrojnë në det.

Dalja në det e motorëve dhe mjeteve të tjera lundruese bëhet nga një zonë e rrethuar për të shmangur praninë e pushuesve.

Mjetet dalin në një distancë mbi 300 metra nga bregu për të evituar aksidentet me pushuesit. Por cilat janë masat e marra për evitimin e incidenteve gjatë ushtrimit të këtyre sporteve ujore.

Në vendbazim është vendosur edhe një kullë nga ku vërehen mjetet lundruese. Kulla ofron dhe ndihmë për pushuesit e tjerë, të cilët mund të kapen në vështirësi në det.

Mjetet lundruese të vendbazimit janë pajisur me telekomanda dhe fiken nga bregu në rast do të jetë e nevojshme.

Policia ka testuar shërbimet e vendbazimit duke dhënë dhe OK-in, përsa i takon plotësimit të elementëve të sigurisë.

Sipas drejtorit të policisë kufitare të Durrësit, bashkëpunimi me operatorët privat konsiderohet dhe si ndihmë për policinë në dhënien ndihmës së shpejtë të pushuesve apo turistëve që mund të gjenden në vështirësi në det.

Ndërsa siguroi se policia kufitare do të ndëshkojë me rreptësinë e ligjit të gjitha rastet e mjeteve lundruese që do të paraqiten shqetësuese apo të rrezikshme për pushuesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›