Aksident ne Kurbin, plagoset nje person

Nje aksident automobilistik ka ndodhur sot ne aksin rrugore Burrel – Milot. Aksidenti ka ndodhur ne afersi te nje kthese prane fshatit Skuraj te Kurbinit.
Automjeti i Drejtorise se Rajonale te Shperndarjes se OSSH te Burrelit ka dale nga rruga, duke rene ne nje distance rreth 200 metra poshte rruges.
Sipas policise rrugore te Kurbinit, shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe e mjetit qe ai drejtonte si dhe rruga e prishur ne afersi te ktheses qe ka detyruar mjetin te dale nga rruga.
Benzi tip foristrade, ka pershkruar komplet gjatesine prej 200 metrash dhe ka mbetur i permbysur ne mes te bimesise se dendur.
Per pasoje eshte plagosur edhe eshte ne gjendje kritike drejtori i filialit elektrik te Burrelit, i cili eshte derguar ne fillim ne spitalin e qytetit te Lacit dhe me pas ne Spitalin Ushtarak ne Tirane.
Aksident ne Kurbin
Automjeti del nga rruga, plagoset rende nje person