Pranimi ne NATO, ceshtje kohe

Pas dy prononcimeve te njepasnjeshme per shtyp ne Shtabin e Pergjithshem te Ushtrise dhe ne seline e kryeministrise, Di Paola e ka cilesuar pranimin me te drejta te plota te Shqiperise se NATO-s vetem ceshtje kohe.
“Unë dua të rikonfirmoj rëndësinë e mbështetjes që Shqipëria po ofron për Aleancën dhe të shpresojmë se Shqipëria të behet anëtare me të drejta të plota në muajt e ardhshëm.Ne do të punojmë krah për krah për sigurinë dhe prosperitetin jo vetëm në rajon, por edhe më tej”, u shpreh Di Paola.
Kreu i qeverise Berisha pas takimit me te ka deklaruar se e kishte siguruar admiralin Di Paola se reformat do të jenë ‘perpetum mobile’ dhe se ato do të interesojnë të gjitha fushat, nga reformat politike, me të cilat Shqipëria do konsolidojë të gjitha standardet e një demokracie funksionale, reformat e Forcave të Armatosura, me të cilat Shqipëria do të ketë një ushtri profesionale.
Nderkohe qe numri nje i ushtrise shqiptare gjeneral Maksim Malaj ka bere prezente kerkesat e NATO-s, ku pritet qe deri ne 2013 te perfundoje modernizimi i ushtrise dhe stukturave te saj ushtarake.
Di Paola eshte takuar edhe me ministrin e mbrojtejs gazmend Oketa si edhe takimin e tij zyrtar te fundit e ka bere me Presidentin e Republikes Bamir Topi.