E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Laç-Fushë Krujëpërplasen 3 mjete, dy të plagosur

Të tjera rreth shkrimit Nga aksidenti ne Peshkopi, 1 i vdekur LAC- Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të trefishtë të ndodhur në aksin Laç-Fushë Krujë pasditen e sotme. Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, një furgon dhe 2 automjete (një tip “Passat” dhe një “Fiat”).

Të plagosurit, emrat e të cilëve nuk bëhet ende të ditur, janë dërguar menjëherë në spitalin “Ushtarak”, në kryeqytet.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›