E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Punësim, mirëqenie, integrim, 3 problemet që qeveria i shkaktoi shqiptarëve

DURRËS- LSI prezanton pasditen e sotme kandidatët për deputet në Qarkun e Durrësit. Kreu i LSI-së Ilir Meta, gjatë prezantimit të kandidatëve, theksoi se bashkë me ta, do të fillojë rruga e zhbllokimit drejt integrimit ne BE. Meta theksoi se 23 qershori është një ditë e rëndësishme pasi shqiptarët do të marrin vendimin përfundimtar për situatën e tyre ekonomike dhe sociale. 

Lideri i LSI-së, vlerësoi se 23 qershori është një ditë e rëndësishme pasi shqiptarët do të marrin vendimin përfundimtar për situatën e tyre ekonomike dhe sociale. Kreu i LSI-së, sulmoi sloganin e koalicionit të djathtë, ‘Aleanca për mirëqenie, punësim dhe integrim”, duke theksuar se në të ndodhen 3 problemet më të mëdha që qeveria i shkaktoi shqiptarëve.

PANARITI
Edmond Panariti njëherësh ish-ministër i Jashtëm theksoi se LSI do të ketë një fitore plebishitare me 23 qershor. 

“LSI shkon në zgjedhjet e 23 qershorit me një fitore plebishitare, dhe ka përparësi prej rreth 200 mijë vota, për të projektuar vendin drejt një të ardhme evropiane. Ju e dini se ne kemi programin me vizionar dhe konkret që përqendrohet tek rritja e mirëqenies dhe baza e mirëqenies është rritja e punësimit”, u shpreh Panariti. 

KOKA
Deputeti Lefter Koka, gjatë fjalës së tij i bëri thirrje simpatizantëve demokratë të heqin dorë nga partia e tyre, pasi sipas tij është e papranueshme që Shqipëria ti lihet në dorë dëshirave të një personi të vetëm.

“Këtë të ardhme ua garanton ekipi ynë i LSI. Ndryshimi i qeverisë aktuale është nevojë dhe domosdoshmëri, pasi Durrësi dhe vendi janë në një situatë të papranueshme, varfëria, pasiguria dh e kaosi kanë bërë të vështirë jetën e qytetarëve shqiptarë. I bëj thirrje bashkëqytetarëve të mi demokrat partia e ëndrrave tuaja ka nevojë për terapi intensive ashtu si dhe doktori, kryeministër, pasi Shqipëria dhe Durrësi janë më të shtrenjtë se pasioni i dikujt.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›