Mbyllet Bundesliga, Bajern Mynih fiton dhe shton rekordet
Një sezon vërtet për t’u mbajtur mend ky që sapo mbaroi për Bajernin e Mynihut. 91 pikë në një kampionat me 18 skuadra asnjë më parë nuk e kishte arritur, jo vetëm në Bundesligë, por edhe në ndonjë kampionat tjetër të Europës. Bajerni theu rekordin e Dortmundit, që e mbylli sezonin me 81 pikë. Plot 25 pikë përpara vendit të dytë e kanë mbyllur kampionatin bavarezët. Një rekord tjetër më vete. Bajerni ka shënuar 98 gola, ka pësuar vetëm 18, pra me një golaverazh +80, si asnjëherë tjetër më parë. Vetëm një humbje në shtëpi, asnjë në transfertë dhe 4 barazime. Pra, plot 29 fitore, duke e thyer me 4 numrin e fitoreve gjatë një sezoni, që mbahej nga Dortmundi. Bajerni ishte shpallur kampion 6 javë para se të mbaronte sezoni, i cili do të mbetet gjatë në mend nga të gjithë.
Sa u përket të tjerëve, Dortmundi është mundur nga Hofenhaim. Ky i fundit arrin të sigurojë “play-off”-in, kur mendohej se nuk kishte shanse. Hofenhaim do të ndeshet me Kaiserlauternin me shumë mundësi për një vend në Bundesligë. Ka rënë direkt Duseldorfi dhe Furthi dhe ka shpëtuar Augsburgu, që fitoi në shtëpi. Dortmundi dhe Leverkuseni do të luajnë në Champions, por edhe Shalke do të jetë në turin paraeliminator. Ndërsa Freiburgu dhe Frankfurti do të luajnë në Ligën e Europës.
Në Gjermani mbetet për t’u luajtur vetëm finalja e Kupës, teksa Bajerni do të ndeshet me Shtutgartin në Berlin më 1 qershor, 6 ditë pas finales së Ligës së Kampioneve, ku sërish janë dy ekipe gjermane, Bajern-Dortmund.
Java e 34-t e Bundelisgës
Augsburg - Greuther Furth 3-1
Moenchen. - Bayern Munich 3-4
Dortmund – Hoffenheim 1-2
Eintracht Frankfurt – Wolfsburg 2-2
Freiburg – Schalke 1-2
Hamburger - Bayer Leverkusen 0-1
Hannover – Dusseldorf 3-0
Nurnberg - Werder Bremen 3-2
VfB Stuttgart – Mainz 2-2
RENDITJA
1. Bayern Munich 91
2. Dortmund 66
3. Bayer Leverkusen 65
4. Schalke 55
5. Freiburg 51
6. Eintracht Frankfurt 51
7. Hamburger 48
8. Moenchengladbach 47
9. Hannover 45
10. Nurnberg 44
11. Wolfsburg 43
12. VfB Stuttgart 43
13. Mainz 42
14. Werder Bremen 34
15. Augsburg 33
16. Hoffenheim 31
17. Dusseldorf 30
18. Greuther Furth 21
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)