E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvicër, lojtari kërcënon me vdekje presidentin e klubit të tij

Debate, zënka, sherre dhe përplasje jemi mësuar të shohim nëpër stadiume apo në tribuna. Por rasti i fundit në Zvicër është i rrallë, pasi kemi të bëjmë me një kërcënim me vdekje. Futbollisti i Sionit (ekip në superligën zviceriane), Xavier Margiraz, ka dashur që fizikisht të zgjedh mosmarrëveshjet e tij me presidentin e klubit, Cristian Constantin. Ai madje ka shkuar aq larg, sa që e kërcënuar atë me vrasje. 

Sion aktualisht zë vendin e pestë në tabeëë, ndërsa futbollistët i ka zhgënjyer humbja nga Grasshopper (4:0). Margiraz, pas humbjes, ka vrapuar drejt tribunës VIP, ku ishte presidenti i Sionit, me qëllimin e rrahjes me të, por në fund vetëm e ka kërcënuar atë me vdekje. Sigurimi dhe shtabi teknik e kanë ndalur në këtë qëllim futbollistin, i cili gjatë largimin e ka fyer rëndë presidentin.

(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›