E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Lac nje i vdekur dhe dy te plagosur

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë në një aksident të ndodhur pasditen e së mërkurës në aksin rrugor që lidh qytetin e Laçit me superstradën.

Përplasja e një autoveture tip mercedes me një furgon ka lënë të vdekur në vend Ajet Likën, 40 vjeç nga qyteti i Laçit, ndërsa kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës bashkëshortja e tij 35 vjeçare si edhe 41 vjeçari Arben Krosi edhe ky banor nga qyteti i Laçit.

Sipas burimeve nga policia rrugore e mbërritur në vendngjarje, mëesohet se shkak për këtë aksident të rëndë është bërë shpejtësia tej normave të lejuara e mjetit tip mercedes si edhe një parakalim i gabuar i tij, të cilët sollën më pas edhe përplasjen me një furgon që shkonte në drejtim të Tiranës.
Në harkun kohor të dy ditëve, shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjeteve dhe parakalimet e gabuara u morën jetën 2 personave, ndërsa janë plagosur rëndë 3 të tjere, duke shtuar bilancin tragjik të këtyre aksidenteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›