E Diel, 1 Nëntor 2026

Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit rus në Indonezi

TIRANE-Zyrtarët në Indonezi thonë se asnjë i mbijetuar nuk është gjetur në rrënojat e një aeroplani Sukhoi, që u rrëzua në një mal indonezian të mërkurën.

Mbeturinat nga aeroplani rus i pasagjerëve u gjetën nga një helikopter kërkimi të enjten, buzë një shkëmbi malor në perëndim të Indonezisë.

Rreth 50 persona kanë qenë në bord në aeroplanin Sukhoi Superjet-100 - duke përfshirë biznesmenë, diplomatë dhe gazetarë. Një njoftim i mëparshëm theksonte se të paktën 36 nga pasagjerët ishin indonezianë. Ekuipazhi thuhet se përbëhej nga tetë rusë.

Aeroplani ishte në një fluturim demonstrues në vendet e Azisë dhe kishte bërë ndalesa në Kazakistan, Pakistani dhe Birmani.
Ai ishte nisur nga Xhakarta, por pas 21 minutash është rrëzuar.

(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›