E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama mbështet martesat gay

SHBA- Presidenti amerikan, Barack Obama mbështet martesat e personave të së njëjtës gjini. Kështu është shprehur presidenti të mërkurën duke bërë që e gjithë vëmendja politike të rikthehet në një çështje ku amerikanët janë praktikisht të ndarë.

Ky prononcim ka bërë që zoti Obama të sigurojë mbështetjen e komunitetit gay, duke e ka vënë atë në avantazh krahasuar me kandidatin e supozuar për president të republikanëve, Mitt Romney.

Për mendimin tim çiftet me të njejtën gjini duhet të kenë lirinë të martohen- është shprehur Obama në një intervistë për ‘ABC news’.

Në fillim presidenti Barack Obama ka qenë kundër martesave të këtij lloji por më pas ai është shprehur se pikëpamjet e tij kishin evoluar dhe ky aprovim është i pari që bëhet nga një president në detyrë.

Sipas një sondazhi të nxjerrë së fundmi 50% e amerikanëve mendojnë se martesat mes personave të së njëjtës gjini duhet të njihen nga ligji si të vlefshme ndërsa 48 % janë kundër martesave gay.

Ornela Bubeqi/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›