Shok ne Britani 630 vajza te dhunuara

Me qindra vajza ekzaktësisht 631 janë dhunuar sistematikisht në Britaninë e Madhe gjatë 5 viteve të fundit nga një rrjet i mirëorganizuar që i merrte ato nga shtëpitë e fëmijës. Lajmi bëhet i ditur nga Time-s që zbulon një tjetër dimension edhe më të rëndë të dhunës seksuale i kryer nga grupi i përbërë nga 9 burra të gjithë me origjinë pakistaneze që të martën u shpallen fajtor nga një gjykatë e Liverpulit.
Shtëpitë e fëmijës që akomodojnë 1800 vajza, kanë regjistruar shkruan Time-s 631 raste, shumica adoleshente mes 12 -16 vje, 187 prej të cilave në 10 muajt e fundit.
Një ngjarja e tillë ka shokuar mbarë Britaninë e Madhe por jo vetëm, sipas Time-s, 2 prej këtyre vajzave të ardhur nga qendra e Manchester dhe Rochdale kanë vdekur pas dhunës së rëndë seksuale.
Vajzat fillimisht drogoheshin ose deheshin dhe me pas transportoheshin në banesa, lokale apo dhe pube.