Sekuestrohen 72 pako marijuane me peshe 22 kilograme
72 pako me marijuanë me peshë 22 kilogramë u sekuestruan nga policia kufitare ne Muriqan.
Edi Gashi 34 vjeç nga Mamurrasi po udhëtonte me mjetin e tij tip "Mercedes Benz C klas" me targë AA 165 EH drejt Milanos së bashku me bashkëshorten e cila është në muajin e 8 të shtatzënisë si dhe me dy vajzat njërën 6 vjeçe dhe tjetrën 3 vjeçe.
Ka qenë dyshimi i inspektorëve të policisë kufitare të cilët pasi kryen kontrollin rutinë të dokumentacionit, kanë vijuar me kontrollin ndaj mjetit.
Në disa pjesë të tij u vërejtën spostime të dyshimta të pjesëve të plastikës ku dhe u zbulua se ishte futur droge.
Fillimisht Edi Gashi ka dëshmuar se po udhëtonte për ne Milano me qellim lindjes se gruas, meqë kishte leje qëndrimi ne Itali.
Por hetimet zbuluan se 34 vjeçari do merrte 5000 euro për shërbimin e transportit të drogës në momentin e dorëzimit të saj në Milano dhe se detyra e tij ka qenë thjeshtë e korrierit.
Vitin e shkuar ne këtë pikë kalimi kufitar janë sekuestruar rreth 150 kg drogë e llojeve të ndryshme. Kurse nga policia kufitare e Shkodrës vetëm pak dite me pare u sekuestrua një gomone me 1406 kg marijuanë me destinacion Italinë.