E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Lezhë-Shkodër, vdes 51-vjeçarja

Një aksident tjetër rrugor ka ndodhur ditën e sotme. Aksidenti me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldren.

51-vjeçarj, Prena Lleshi ka mbetur i vdekur, pasi është përplasur nga një makinë. Shkak i aksidentit rrugor dyshohet të jetë dalja e menjëhershme në rrugë e 51-vjeçares.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit e ka çuar në spital viktimën dhe është vetëdorëzuar në polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›