Policia e Kosoves merr pergjegjesine e kontrollit te kufirit me Malin e Zi

Qe sot Policia e Kosoves ka marre pergjegjesite per kontrollimin e kufirit me Malin e Zi me nje gjatesi prej afro 80 kilometrash. Ne nje ceremoni zyrtare ajo i mori keto pergjegjesi nga forcat paqeruajtese te NATO-s. Policia e Kosoves tashme kontrollon e vetme kufirin me Maqedonine Shqiperine dhe Malin e Zi.
Me kete te fundit mbetet e hapur ceshtja e shenimit te kufirit qe sipas zyrtareve te Qeverise se Kosoves pritet te perfundoje shume shpejt meqe sic eshte thene nuk ka ceshtje kunderthenese dhe se percaktimi fizik i vijes kufitare do te behet ne baze te hartave qe kane ekzistuar para vitit 1999. Por ceshtja me e diskutueshme mbetet ajo e percaktimit te kufirit me Serbine e cila vazhdon te kundershtoje ashper pavaresine e Kosoves te cilen deri tash e kane njohur 81 vende te botes.
Autoritetet ne Prishtine thone se kufijte e Kosoves jane te percaktuar e te pandryshueshem dhe se Kosova eshte njohur si e pavarur ne kufijte e saj aktuale.
Zyrtaret serbe thone nderkaq se Serbia nuk e njeh Kosoven dhe nuk ka asnje arsye qe te diskutoje ceshtjen e percaktimit te vijes kufitare.
Menaxhimi i kufijve eshte nje prej kritereve per proceset integruese te te dyja vendeve. Qeveria e Kosoves tashme ka miratuar nje strategji per kete ceshtje qe parasheh permbushjen e standardeve evropiane sic jane ruajtja e paqes dhe qendrueshmerise se brendshme dhe asaj rajonale lehtesimin e tregtise dhe levizjes se njerezve por edhe parandalimin e veprimtarive te paligjshme.