E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia nen presion per Kosoven si kusht per kandidaturen ne BE

Dhuna e koheve te fundit ne  kufirin mes Serbise dhe Kosoves ne veri solli pengesen me te madhe per anetaresimin e Serbise ne Bashkimin Evropian. Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara e denoi kete jave dhunen por refuzoi kerkesen e Serbise per ta implikuar Kosoven ne provokimin e konfliktit.  Korrespondentja e Zerit te Amerikes Diana Kahn na informon nga Beogradi se presioni ndaj udheheqesve serbe eshte ne rritje.

Shperthimi i dhunes ne veri te Kosoves ne fund te korrikut ishte me i rendi ne disa vjet. Ai la nje polic te vrare dhe shume civile te plagosur. Kancelarja gjermane Angela Merkel u pergjegj ndaj perleshjeve duke thene se Bashkimi Evropian besonte se ngjarje te tilla i perkisnin te kaluares.

Disa jave me vone zonja Merkel e shtoi edhe me shume presionin duke i bere thirrje Beogradit te suprimoje institucionet e tij ne veriun e Kosoves dhe te lejonte EULEX-in  te vepronte lirisht atje. Ajo ia vuri keto si kushte Serbise per anetaresimin ne Bashkimin Evropian.

Kjo ishte hera e pare qe shumica e serbeve i degjonin keto kushte. Kjo deklarate e Kancelares Merkel pas dhenes se koheve te fundit dhe pasi Seribia transferoi ne Hage dy te dyshuar per krime lufte mundesia e mosmiratimit te kandidatures se Serbise per ne Bashkimin Evropian i kapi njerezit ne befazi.  Serbia ka punua prej shume vitesh qe te hyje ne Bashkimin Evropian dhe Komisioni Evropian do te paraqese rekomandimet e tij ne muajin tetor. Maja Bobic eshte kryetare e Levizjes Evropiane ne Serbi e cila promovon vlerat demokratike dhe integrimin ne BE.

Ndoshta ishte vetem ceshtje kohe pasi ne kishim degjuar ne shume raste gjate gjithe vitit se pas plotesimit te kkushte me te rendesishe si bashkpunimi me Gjykaten e Hages dhe natyrisht vazhdimi i reformave te brendeshme statusi i kandidatit ishte dicka pothuajse e garantuar. Kjo ishte dicka qe ne e kishim degjuar edhe nga zyrtaret evropiane. Ishte marre si i mireqene statusi i kandidatit si dicka qe Serbia do ta kishte kete vit.

Presidenti Boris Tadic tha se Beogradi nuk do ti suprimoje institucionet e tij ne veriun e Kosoves. Ai tha se Serbia eshte e hapur ndaj misionit te Bashkimit Evropian ne gjithe teritorin dhe se ka mjaft vend per kompromis. Por ai pranoi gjithashtu per here te pare se ekziston mundesia qe Serbia te mos e fitoje statusin e kandidatit ne Bashkimin Evropian kete vit. Udheheqes te tjere serbe bene deklarata te ngjashme.

Ministri per Kosoven Goran Bogdanovic i tha medias serbe se Serbia do ti mbaje institucionet e saj ne veriun e Kosoves edhe ne qofte se kjo behet shkak per bllokimin e rruges se saj per ne Bashkimin Evropian.

Ne Kombet e Bashkuara ministri i Jashtem i Serbise Vuk Jeremic i beri thirrje komunitetit nderkombetar te denonte Kosoven per shkallezimin e dhunes. Ai iu permbajt pretendimit nacionalist serb per Kosoven.

Dua te theksoj edhe nje here qendrimin e qeverise time ndaj perpjekjes se Prishtines per shkeputjen e njeaneshme nga Serbia. Ne nuk e njohim dhe nuk do ta njohim ate as hapur dhe as terthorazi. Ky eshte mandati i vullnetit demokratik te popullit tone i misheruar ne kushtetuten tone.

Udheheqesit serbe e kane te qarte se Beogradit nuk i kerkohet te njohe zyrtarisht pavaresine e Kosoves por te normalizoje marredheniet me te. Por shume i shikojne keto kerkesa si njohje de-facto dicka qe politikanet serbe besojne se zgjedherit e tyre nuk do ta pranonin kurre.

Bosko Jaksic analist i gazetes serbe Politika thote se Serbia e ka humbur tashme Kosoven. Ai thote se politikanet serbe kane frike se po te tradhetojne bazen e tyre nacionaliste do tu kushtoje ne zgjedhjet e ardheshme.

Shumica e serbeve po e kuptojne se Kosova nuk eshte me Serbi dhe per mendimin tim politikanet nuk jane budallenj qe te mos e kuptojne kete. Une do tu thosha atyre ti drejtohen vendit duke i thene se ne kemi mbeshtetjen tuaj qe Serbia te hyje ne Bashkimin Evropian dhe ne do ta bejme kete. mimi per kete eshte normalizimi i marredhenieve me Kosoven.

Kancelarja Merkel ishte te marten ne Slloveni ku gazetaret thane se ajo e kishte zbutur qendrimin e saj duke thene se ne Kosove mund te ndiqet nje praktike graduale.

Por anetarja e Parlamentit Evropian Doris Pek i tha Zerit te Amerikes kete jave se Bashkimi Evropian nuk mund te pranoje nje vend ne konflikt me fqinjin e tij.

Beogradi duhet patjeter te demostroje se eshte serioz rreth avancimit ne negociatat me Kosoven. Ne duam prova qe ata jane te predispozuar tha ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›