Itali, vritet me plumb në kokë shqiptari 23-vjeçar

Një shqiptar 23-vjeçar është vrarë në Itali nga persona ende të paidentifikuar. Gjithçka ka ndodhur një ditë më parë, por mediat italiane raportojnë sot këtë ngjarje, ku deklarojnë se i riu shqiptar është qëlluar me plumb në kokë, ku ka gjetur dhe vdekjen.
Bashkëshortja e viktimës, kishte vdekur dy vite më parë në të njëjtën ditë duke u hedhur nga ballkoni. Ndërsa dëshmitarët deklarojnë se për këtë vrasje gjithnjë ka qenë i akuzuar viktima e sotme.