E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Lezhe-Shkoder

Një 75 vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet ne superstradën Lezhe-Shkodër në afërsi të fshatit, Mabe. 
Abaz Alia ka qene duke udhëtuar me biçiklete nga Shëngjini drejt Shkodres pasi kishte darkuar tek e motra dhe ne afërsi te fshatit Mabe është goditur nga një automjet, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. 
Ai është gjendur i vdekur mëngjesin e se martës nga kalimtare te rastësishëm te cilët lajmëruan menjëherë policinë. 
Policia ka nisur hetimet për te identifikuar drejtuesin e mjetit qe shkaktoi aksidentin dhe me pas është larguar nga vendngjarja pa i dhenë ndihmën e pare 75 vjeçarit Abaz Alia.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›