Aksident në Lezhë, humb jetën 1 person plagoset 1 tjetër
Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur vetëm pak minuta më parë në Lezhë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku një automjet ka përplasur një motorr, në të cilin udhëtonin dy persona. Si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorrit, 30 vjecari Fatjon Smaka, ndërsa ka mbetur i plagosur personi që udhëtonte me të, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.