Afganistani nuk kursen ushtarët e NATO-s, tre të vrarë sot

Tre ushtarë të NATO-s kanë mbetur të vdekur nga shpërthimi i një pajisjeje të improvizuar në lindje të Afganistanit.
Forca Ndërkombëtare e Aleancës Veri-atlantike nuk ka specifikuar lokacionin e sulmit dhe as identitetin e ushtarëve të vrarë.
Me vdekjet e sotme numri i forcave të vrara të NATO-s për këtë vit në Afganistan shkon në 142 persona.
Në anën tjetër, Qeveria afgane ka kritikuar talibanët për “ofensivën pranverore”, të deklaruar së fundmi, duke thënë se “është joislamike dhe frikacake”.
Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme thuhet se “talibanët kanë deformuar të gjitha vlerat fetare për të justifikuar aktivitetet e tyre kriminale dhe vrasjen e mijëra civilëve”.