Stacionet e autobusave si vendparkim
Trafiku në kryeqytet është problem i mbartur ndër vite për shkak të shtimit të numrit të automjeteve dhe rrugëve të pamjaftueshme nga ana tjetër.
Si rrjedhojë edhe parkimi në të shumtën e rasteve është cilësuar si “mision i pa mundur” .
Por të gjitha këto nuk justifikojnë shkeljen e ligjit dhe rregullat e qarkullimit rrugor.
Pothuajse çdo stacion autobusi në kryeqytet është i bllokuar nga parkimet e automjeteve.
Ndalimi i autobuzëve larg stacionit bëhet shkak për trafik duke penguar qarkullimin normal në rrugët qendrore e periferike.
Por ka dhe raste ku autobusët edhe pse kanë një tabelë treguese ndalimi, përsëri hasin pengesa. Dhe këtë herë nuk janë vetëm automjetet e parkuara gabim por edhe shtyllat në mes të rrugës.
Të gjitha këto, janë pjesë e panoramës së përditshme të kryeqytetit, Tiranës.