E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Lezhë vdes 16-vjeçari

Mujo Idrizi 16 vjeç ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në rrugën pranë fshatit Rrilë të Lezhës. 16-vjeçari ka qenë duke udhëtuar sëbashku edhe me dy persona të tjere me një kamionçinë që drejtohej nga xhaxhai i tij Ibrahim Idrizi. Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në një kanal. Mujo Idrizi ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të goditjes, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe dy personat e tjetrë kanë marrë plagë të lehta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›