Plagoset polici i rrugores në Lezhë
Nje efektiv i forcave të rendit në Drejtorinë e Policisë në Lezhë është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qendër të qytetit. Krenar Molla 27 vjeç me detyrë inspektor i policisë rrugore në Kurbin është qëlluar nga një person, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Nga hetimet e kryera shkak është bërë një konflikt që autori dhe inspektori i policisë kishin për shkak të pronësisë.