Aksident në Lezhë, vdesin tre kroatë
Pesë shtetas të huaj janë përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik, në afërsi të fshatit Gjadër të Rrethit Lezhë. Policia lokale njoftoi dje se tre shtetas kroatë kanë gjetur vdekjen, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë, kur vetura tip "Volksëagen" me të cilën udhëtonin u përplas me një maune, që drejtohej nga një shtetas malazez.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mëngjes, në kryqëzimin e Gjadrit, në rrugën nacionale Lezhë-Shkodër. Autovetura tip "Volkswagen", me targa SI998-DL, në të cilën udhëtonin katër të rinj nga Kroacia, është përplasur me një maune me targa 25-38 TG, që drejtohej nga një shtetas nga Mali i Zi. Përplasja ka qenë e fortë dhe të dyja mjetet kanë dalë nga rruga. Policia që mbërriti në vendngjarje pak minuta pas aksidentit tha se tre shtetas kroatë kishin gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa i katërti është plagosur rëndë. Ndërkohë, shoferi malazez i maunes ka marrë plagë të lehta. Deri pasdite vonë policia ka arritur të identifikojë vetëm njërin nga tre kroatët e vdekur në aksidentin e rëndë. Ai është Gan Dakoviç, 24 vjeç. I vetmi i mbijetuar nga makina e kroatëve është shoferi i saj, Alen Zukanoviç, 34 vjeç.
Policia njoftoi gjithashtu se maunia me targa 25-38 TG drejtohej nga shtetasi malazez Jedomir Komacina, 56 vjeç nga Plava.
Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se shkak i aksidentit të rëndë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas policisë, autovetura tip "Volkswagen", me të cilën udhëtonin katër shtetasit kroatë ka qenë duke lëvizur me shpejtësi në krahun e kundërt të rrugës, çka ka bërë që përplasja me maunen të ishte ballore dhe shumë e fuqishme.
Kroati i vetëm që i mbijetoi këtij aksidenti është nisur menjëherë për kurim në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa shoferi malazez i maunes së përfshirë në aksident është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Lezhës për t‘u pyetur në lidhje me rrethanat e ngjarjes së rëndë.