Majkëll Laudrup, gati tri oferta
Getafe ka nisur kërkimin për një trajner të ri, pasi Majkëll Laudrup po sheh shumë oferta që i kanë mbërritur pas mbylljes së sezonit. Nuk është ende e sigurtë se ku do të shkojë trajneri danez në fillimin e sezonit të ardhshëm, por dihet që ai dëshiron një skuadër që do të luajë në Ligën e Kampioneve. Tri oferta janë nga CSKA e Moskës, Gallatasarai dhe Panathinaikos, të cilat janë gati t‘i paguajnë Getafes klauzolën prej 960 mijë eurosh.