Xhon Terri u kërkon falje tifozëve
Kapiteni i Çelsit, Xhon Terri, ka treguar nëpërmjet një letre të hapur se do të jetojë gjithmonë me ankth pas humbjes së penalltisë në finalen e Moskës, ku i humbi mundësinë skuadrës të fitonte Ligën e Kampioneve. "Më vjen shumë keq që humba penalltinë dhe i hoqa mundësinë tifozëve, shokëve të skuadrës, familjes dhe shokëve për t‘u kurorëzuar Kampionë të Evropës. E kam rijetuar çdo minutë atë çast. Kam fjetur vetëm pak orë dhe jam zgjuar duke shpresuar të ishte një ëndërr e keqe. Unë marr përgjegjësinë që nuk e lejova skuadrën të fitonte. Por që tani do të jap më shumë për ta fituar këtë trofe", u shpreh ai.