Aksident në Lushnjë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

Një 65-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte (13 prill) në Lushnjë, si pasojë e një aksidenti.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”, ku automjeti tip “Benz” me drejtues një 60-vjeçar me inicialet A. B., aksidentoi 65-vjeçarin me inicialet H. Ç., i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa 60-vjeçari u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
/rtsh.al/