Krujë/ Zbulohen 2 sera me kanabis, në kërkim babë e bir, në hetim kryeplaku i fshatit

Policia e Krujës ka zbuluar në afërsi të një banese në fshatin Shkozë e Bardhë, 2 sera në të cilën ishin kultivuar në kubikë, 610 fidanë cannabis sativa. Si rrjedhojë policia ka shpallur në kërkim 2 persona si autorë të dyshuar E. R., 66 vjeç dhe D. R., 38 vjeç, babë e bir me njeri tjetrin, pasi gjatë kontrollit, ata nuk janë gjetur në banesë.
Gjithashtu policia ka nisur procedim në gjendje të lirë për shtetasin R. M., me detyrë kryeplak i fshatit Shkozë e Bardhë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Policia asgjësoi me anë të djegies një pjesë të fidanëve, ndërsa një tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/