E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Lushnjë, një i vdekur e tre të plagosur

Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit në hyrje të Lushnjës, kur përplasja e një makine ka qenë fatale për një person.

Viktima është shtetasit Xhaferr Domi, 54-vjeç nga Shijaku, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë, kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

është plagosur shtetasi Mariglen Deliu, 20-vjeç, i cili dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë si dhe Fiqiri Balliu, drejtues i automjetit dhe Enver Deliu.

Dy personat e fundit janë shtruar në spitalin e Lushnjës. Policia tha se shkak i aksidentit ishte përgjumja e drejtuesit të automjetit. Ndërkohë, po sot ka ndodhur edhe një tjetër aksident në aksin Fier-Lushnjë, fatmirësisht pa viktima.

Një makinë me targa greke ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal. Brenda saj ndodheshin një familje me pesë persona, që të gjithë kanë shpëtuar për mrekulli pa marrë plagë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›