E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat shtrëngojnë kreditë për bizneset e vogla

Banka e Shqipërisë në një vrojtim të sajin për tre mujorin e dytë të këtij viti, vë re se bankat nuk japin kredi veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme e kur ka të bëjë veçanërisht me kreditimin, ndërsa për bizneset e mëdha bankat kanë ofruar lehtësi.

Banka Qendrore arsyet kryesore që bankat kanë shtrënguar dhënien e kredive, kanë të bëjnë me ecurinë kredive me probleme, problemet specifike të sektorit ku zhvillon aktivitetin e tij biznesi dhe situata makroekonomike në vend.

Ndërsa për individët, vlerësohet se bankat kanë qenë më pak shtrënguese falë rritjes së konkurrencës por edhe përmirësimit të gjendjes së likuiditetit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›