E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Lushnje nje vdekur dy te plagosur

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor në Lushnjë. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës 500 metra pranë rotondos së Plukut. Viktima Osman Meçe 59 vjeç nga Pogradeci, ka qenë ulur në vendin e parë të pasagjerit, ndërsa dy të plagosurit janë drejtuesi i mjetit dhe djali i viktimës.

Pas ngjarjes të plagosurit janë dërguar në spitalin e qytetit të Lushnje dhe sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke bërë që mjeti të përplaset me një grumbull granili, më pas ka rrëshqitur duke përfunduar në kanalin buzë rrugës. Automjeti tip benz me targa të TR 94-53 I, është dëmtuar tërësisht, ndërsa 59 vjeçari ka mbetur i vdekur në vend.

Dy të plagosurit janë nxjerrë nga automjeti me ndihmën e policisë dhe punëtorëve të një firme pranë vendit të aksidentit. Pas kësaj ngjarje policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit . Dy ditë më parë një tjetër person ka humbur jetë në po këtë aks rrugor në Lushnjë, nga mungesa e ndihmës së shpejtë, pasi gjatë udhëtimit ka qenë i vetëm në automjet në momentin e përplasjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›