Italia dhe Spanja hyjne ne grupin e pjesemarresve te Euro 2012
"Euro 2012" ndan bileta të tjera për në fazën finale që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë verën e ardhshme. Krahas vendasve organizatorë dhe Gjermanisë, skuadra e parë e kualifikuar matematikisht, edhe Italia me Spanjës kanë marrë garancinë se do të luajnë në veprimtarinë prestigjoze. Italia fitoi 1-0 ndaj Sllovenisë, me golin e shënuar nga Pacini gjashtë minuta para fundit. Axurrët siguruan vendin e parë në grupin C ku kanë grumbulluar 22 pikë dhe kanë pësuar vetëm 1 gol në tetë ndeshje.
Edhe për Spanjën, kampione e europës dhe botës në fuqi, kualifikimi ka qenë një shëtitje. Fitorja tenistike, 6-0 ndaj Lihtenshteinit, ishte e gjashta radhazi për skuadrën e drejtuar nga Visente Del Boske. Spanja kryeson grupin I me 18 pikë, ndërsa Çekia e vendit të dytë ka vetëm dhjetë pikë. Teksa Italia dhe Spanja festojnë kualifikimin matematik, tri pesha të rënda të futbollit europian janë vetëm një pikë larg kësaj arritje. Franca e Blankut, pas fitores në Tiranë dhe barazimit pa gola në Rumani është në krye të grupit D me 17 pikë, një më shumë se Bosnja. Në raundin tjetër Franca luan ndaj Shqipërisë, ndërsa Bosnja pret Luksemburgun. Nëse të dyja fitojnë, atëherë gjithçka do të vendoset në përballjen e drejtpërdrejtë Francë-Bosnje në Paris.
Ndërkohë, Holanda I ka fituar të tetë ndeshjet e luajtura deri tani në Grupin E, por duhet të marrë edhe një pikë në dy ndeshjet e fundit për të garantuar praninë në europian. “Tulipanët”, që fituan 2-0 ndaj Finlandë, kanë 24 pikë, ndërsa Suedia dhe Hungaria ndajnë vendin e dytë me nga 18 pikë. Me njërën këmbë në fazën finale mund të konsiderohet edhe Anglia. “Luanët” e Kapelos mposhtën Uellsin me golin e shënuar nga Eshli Jang dhe mjafton të mos humbasin eliminatoren e ardhshme ndaj Malit të Zi për të mbyllur llogaritë. Ndeshjet e fundit eliminatore në çdo grup do të luhen më 7 dhe 11 tetor. Vendet e para të grupeve kualifikohen direkt për në botëror, ndërsa vendet e dyta luajnë në “play off” gjatë muajit nëntor.