E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Lushnjë, plagoset shoferi

Një person është plagosur mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor në Lushnjë.

Sipas burimeve, një automjet me targa LE 8675 A, i llojit autobot, është përplasur me trafikndarësen e autostradës dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i tij.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, është dërguar në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore.

Aksidenti ka shkaktuar bllokimin e rrugës për disa orë, për shkak të derdhjes së karburantit në rrugë. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›