Kandidatura për president, Nano takohet sot me Berishën

Sali Berisha dhe Fatos Nano / foto arkiv
Në vijim të takimeve të tij me krerët e partive për të marrë mbështetjen për president, Fatos Nano pritet të takohet sot me kryeministrin Berisha.
Takimi, gjatë të cilit Nano do të shpalosë platformën e tij, do të përmbyllë takimet e Nanos me krerët e partive parlamentare.
Një ditë më parë, Nano u shpreh se takimi me kreun e maxhorancës ka një rëndësi të dorës së parë.
Ndërkohë, figurat kryesore të PD-së janë shprehur herë pas here kohët e fundit se demokratët do të paraqesin kandidatin e tyre për kreun e shtetit. / G.Ndoja