Në qeli të dyshuarit për mashtrim me kartat dixhitale
Gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë, caktoi sot masat e sigurisë së "arrestit me burg" ndaj 16 të arrestuarve të operacionit policor të koduar "Moden". Këta persona akuzohen për klonimin e kartave të televizioneve dixhitale.
TIRANË-Gjykata e Tiranës vendosi sot të lërë në qeli deri në përfundim të hetimeve pjestarët e grupit që mashtronte me kartat e televizoneve dixhitale.
Gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë, caktoi sot masat e sigurisë së "arrestit me burg" ndaj 16 të arrestuarve të pak ditëve më parë të operacionit policor të koduar "Moden".
Këta persona, pjesa më e madhe me moshë të re, akuzohen për klonimin e kartave të televizioneve dixhitale dhe tregëtimin e tyre për qëllime përfitimi.
Gjatë operacionit policor për arrestimin e tyre, i organizuar nga policia dhe Prokuroria e Tiranës, të pandehurve i'u bllokuan shumë karta televizive të platformave që transmetojnë programe me pagesë, artistike dhe sportive si dhe kompjutera të markave të ndryshme, aparate dixhitale apo materiale të tjera që shërbenin për realizimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Hetimet ndaj këtij grupi nisën pas informacioneve të siguruara nga organet e rendit për tregtimin e aparateve dixhitale të riprogramuara dhe të klonuara.
(d.b/BalkanWeb)