E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Lushnje, vdes 23-vjeçari, plagoset kushëriri i tij

LUSHNJE - Një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë në një aksident rrugor në qytetin e Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në bulevardin kryesor të qytetit.

Sipas policisë, 23-vjeçari Dokleant Sulaj ka humbur jetën pasi motoçikleta me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një bordurë.

Si pasojë ka mbetur i plagosur edhe kushëriri i viktimës, Jurgen Sulaj. Policia konfirmoi se shkak i ngjarjes ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën udhëtonin të rinjtë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›