E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, motorri del nga rruga, vdes 23-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 23-vjeçari dhe plagosjen e kushëririt të tij ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje.
 

Motorri me të cilën po udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë dhe për pasojë ka ndërruar jetë 23-vjeçari Dokleant Sulaj dhe është plagosur kushëriri i tij Jurgen Sulaj.
 

Menjeherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Lushnjes ku po merr edhe ndihmën mjekërore ndërsa policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka deklaruar se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën udhëtonin dy të rinjtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›