Tirane/ Vijon inspektimi i tregjeve per abuzimet me cmimet
Task forca e Bashkisë së Tiranës ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme kontrollin në tregjet e kryeqytetit, me qëllim evidentimin e afishimit të çmimeve.
Task Forca ishte e pranishme sot në tregun "Avni Rustemi" dhe më pas ka vijuar në tregun e shumicës pranë ish- Uzinës Dinamo.
Pasi te mbyllet kjo fazë e parë e kontrollit, task force do të vijojë me supermarketet, minimarketet dhe dyqanet e shitjes me pakicë.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti, theksoi edhe njëherë vendosmërine e Bashkisë "për të monitoruar në mënyrë të vazhdueshme çmimet, duke respektuar lirinë e tregut, kërkesë – ofertën, por njëkohësisht për të parandaluar të gjitha spekullimet e mundshme që mund të bëhen nga tregtarët".
Panariti tha se “sfida jonë e ardhshme është rikonstruksioni i tregjeve dhe për këtë kërkojmë partneritetin e tregtarëve në mënyrë që t’u shërbejmë me cilësi qytetarëve të Tiranës".