Kuvend, shqyrtohet sot privatizimi i ‘Albpetrol’, votohet dhe kreu i KLSH
TIRANË- Kuvendi në seancën plenare të ditës së enjte pritet të shqyrtojë disa projektligje të rëndësishme në fushën ekonomike, në drejtësi, arsim etj.
Rendi i ditës i publikuar zyrtarisht nga Kuvendi parashikon që seanca parlamentare e radhës të shqyrtojë pr/ligjin "Për përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë 'Albpetrol' sh.a. Patos", i cili pritet të shoqërohet me debate për shkak të kundërshtimit të opozitës.
Gjithashtu, në punimet e ditës së sotme deputetët do të shqyrtojnë dhe pr/ligjin "Për tregtimin dhe mbikqyrjen e tregut të produkteve joushqimore" dhe një shtesë në ligjin "Për miratimin e niveleve të tarifës doganore".
Disa ndryshime në ligjin "Për noterinë", si dhe disa shtesa në ligjin "Për arsimin e lartë", janë gjithashtu në axhendën e punimeve të Kuvendit, ndërsa pritet të votohet dhe dekreti i Presidentit të Republikës për emërimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Një interpelancë me Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, e kërkuar nga deputetja e PS-së, Arta Dade është parashikuar në fund të punimeve të seancës së Kuvendit.
(d.b/BalkanWeb)