Aksident ne Maminas, vdesin dy te rinj
Dy te rinj kane ngelur te vdekur mengjesin e djeshem, pasi makina me te cilen ata udhetonin, ishte nje "BMW X5". Sipas policise aksidenti i rende ka ndodhur ne autostraden Durres-Tirane ne afersi te fshatit Maminas. Fuoristrada tip "BMW X5" me targa TR 6313 K, qe drejtohej nga 25-vjecari Hamdi Berdaku, ka dale nga rruga dhe ka rene ne nje grope te mbushur me uje. Por se bashku me te ka qene dhe nje person tjeter. Policia, qe ka shkuar ne vendin e ngjarjes, ka bere te ditur se dy personat dyshohet se jane mbytur nga uji dhe jo si pasoje e aksidentit. Makina kishte rene ne nje kanal kater metra te thelle.
Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth ores 04.00 te dites se djeshme ne nje kohe qe binte shi. Drejtuesi i fuoristrades udhetonte se bashku me Hektor Qesjan, 31 vjec, i cili ashtu si shoku i vet, Hamdi Berdaku, eshte lindur ne Kruje dhe banues ne qytetin e Tiranes. Aksidenti mendohet se ka ndodhur per shkak te shpejtesise me te cilen udhetonin dy te rinjte, nderkohe qe per daljen e mjetit nga rruga kane ndikuar edhe pellgjet me uje, te krijuara ne rruge. Ne vendin e ngjarjes rreth ores 06.00 kane shkuar efektivat e policise rrugore, te cilat kane nxjerre nga vendi ku kishte perfunduar fuoristrada dy trupat e viktimave. Mjeti ka dale nga rruga sapo ka kaluar mbikalimin e Maminasit, ndersa ne te djathte ka qene nje grope me uje. Vdekja e dy te rinjve mendohet se ka ardhur pikerisht nga renia ne gropen e ujit, pavaresisht se si pasoje e daljes nga rruga fuoristrada ka pesuar deme te medha duke u shtypur ne disa vende.
Shefi i inspektoratit te qarkullimit rrugor ne Durres, Xhemal Lushaj, i cili ka qene ne vendngjarje, ka bere te ditur se "ne vendin ku ka ndodhur aksidenti ka pasur edhe me pare ngjarje te tilla per shkak te rruges, e cila ne raste reshjesh krijon pellgje me uje. Me kete rast, dua t'iu drejtohem te gjithe drejtuesve te mjeteve per te pasur shume kujdes me shpejtesine". Shkaqet kryesore te aksidenteve te diteve te fundit vleresohen shpejtesia e madhe, humbja e kontrollit, ngricat ne rruge dhe deri te konsumimi i pijeve alkoolike apo nderprerja e rruges.
Bilanci, cdo dite me tre viktima
Sipas te dhenave me te fundit, fillim viti 2008 ka qene mjaft tragjik, per sa i perket bilancit te aksidenteve te ndodhura. Cdo dite kane humbur jeten mesatarisht tre persona dhe dy nga viktimat jane te mitur, dy te moshuar, nje i huaj dhe nje eshte femer. Rekordin ne numer aksidentesh e mban Tirana, me kater te tilla, por vetem me nje te vdekur, kurse me pas vijne Laci e Elbasani, me nga dy te vdekur. Edhe pse policet e qarkullimit kane qene me te shumte ne sherbim, kjo mase nuk ka ndikuar aspak ne uljen e numrit te aksidenteve tragjike. Superstrada e Fushe-Krujes mbetet tmerri per shoferet, pasi shpejtesia e madhe dhe humbja e kontrollit rrisin numrin e viktimave.
Viktimat
1 janar
Ne Fushe-Kruje, 4 te vdekur dhe 2 te plagosur
Ne Elbasan, 1 i vdekur
Ne Librazhd, 1 i vdekur
3 janar
Ne Librazhd, 1 i vdekur
Ne Tirane, 1 e vdekur, 3 te plagosur
4 janar
Ne Gramsh, 1 i vdekur dhe 7 te plagosur
Ne Lezhe, 1 i vdekur, 1 i plagosur
Ne Shkoder, 2 te vdekur