E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linjat e tensionit te larte, rregullohet avaria

Perfundon riparimi i linjave te tensionit te larte; Fierze-Burrel, Fierze-Prizren dhe Fierze Tirane. Burime zyrtare nga Operatori i Sistemit te Transmetimit bene te ditur dje se gjate oreve ne vazhdim nuk do te kete me kufizime per shkak te defekteve ne keto linja, te cilat jane rregulluar plotesisht. Shkak per avarine e ndodhur ne keto linja ka qene moti i keq, i cili ka mberthyer te gjithe veriun e vendit. Dy dite me pare, OST-ja njoftoi se ne oret e vona te mbremjes linja Fierze-Tirane dhe linja 220 kilovolt Fierze-Burrel jane stakuar, duke e bere pothuajse te pamundur furnizimin e vendit me energji elektrike. Per pasoje, ne te gjithe territorin e vendit gjate gjithe nates ka pasur nderprerje te medha te energjise. Nderprerjet e energjise kane qene te crregullta pa orare dhe vende te percaktuara. Brigadat e OST kane shkuan ne vendet ku kane ndodhur defektet dhe filluan menjehere punen per te rikthyer normalitetin, pavaresisht motit te keq dhe reshjeve te shumta te debores. Linjat qe pesuan avarine transmetojne energjine e prodhuar nga hidrocentralet ne veri te vendit, qe jane dhe burimet kryesore te furnizimet me energji te vendit. Megjithate, dje gjithcka i eshte rikthyer normalitetit dhe furnizimi me energji do te vazhdoje pa probleme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›