E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mbyllje shkollash deri ne normalizimin e motit"

Luljeta Ndoka
Nxenesit e zonave te thella malore, te cilat jane perfshire nga reshje te medha debore dhe nga ngricat nuk jane te detyruar qe te bejne mesim. Ministria e Arsimit dhe e Shkences njoftoi dje per ndryshim procedurash. Keshtu, ndersa vitet e meparshme MASH nxirrte nje udhezim per nderprerje mesimi, tashme nje gje e tille behet me propozim. Ne kete menyre perfitojne nga kjo dispozite ligjore shkollat, qe vertet kane nevoje per te bere "pushim", si pasoje e motit te keq dhe mungeses se ngrohjes ne shkolle. Kjo nderprerje, pas pelqimit te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, mund te vazhdoje per sa kohe qe dikasteri i Arsimit do ta shohe te arsyeshme.
Ndryshimi i procedurave per nderprerjen e shkolles percakton se propozimin mund ta beje fillimisht drejtori i shkolles, ku paraqitet pamundesi per te vazhduar normalisht procesi mesimor. Drejtuesi i shkolles e percjell kerkesen ne Drejtorine Arsimore Rajonale, ndersa kjo e fundit i drejtohet zyrtarisht Ministrise se Arsimit me kerkesen bashkengjitur. Sipas ketij institucioni, pritet qe sot te merret nje mase lehtesuese per nxenesit qe mesojne ne zonat e thella malore, te perfshira nga debora, ngricat dhe bllokimi i rrugeve. Specialistet e Drejtorise Arsimore te Tiranes thane dje per KJ qe ne kryeqytet nuk pritet te kete nderprerje mesimi, megjithate eshte Ministria e Arsimit ajo qe merr vendime te tilla.
Dy dite me pare, kryetaret e komunave te thella kerkuan mbylljen e perkohshme te shkollave ne veri te Shqiperise per shkak te kushteve te renda e te paperballueshme ne te cilat ndodhen qytetaret nga pjesa veriore e vendit. Ndersa mjaft problematike eshte ngrohja, pavaresisht nese behet fjale per bllokim rrugesh ose jo. Keshtu, nxenesit dhe mesuesit ankohen vazhdimisht per pamundesine e mesimdhenies e te mesimnxenies per shkak te mungeses se sistemit te ngrohjes. Disa prej tyre kane mbledhur para dhe kane blere ndonje rezistence, por nje gje e tille nuk e zgjidh problemin. Kjo, per shkak te kufizimeve te energjise elektrike. Gjithsesi, disa klasa ne shkolla te ndryshme te Tiranes kane menduar qe te ngrohen me gaz, megjithate nje gje te tille e bejne fshehurazi. Nje urdher i paradokohshem i Bashkise se Tiranes ndalon mbajtjen e tyre, per shkak te rrezikut, i cili eshte gjithnje i pranishem nga gazi.
Komunaret: Nje jave shtyrje mesimi
Kryekomunaret i kane kerkuar Shtabit te Emergjences qe te shtyhet per nje jave mesimi ne shkollat e disa fshatrave te larget, ku nxenesit e kane te pamundur ndjekjen e procesit normal. Sipas tyre, nxenesit e ketyre zonave nuk kane as kushtet me minimale, ndersa per shumicen prej tyre shkolla ndodhet shume larg. Shtabi ka kerkuar masa me te shumta per situaten energjetike, pastrimin e rrugeve, furnizimin me uje dhe gatishmerine per furnizimin me ushqime te zonave te thella. Gjate mbledhjes u theksua se deri tani nuk ka pasur probleme ne furnizimin me uje te pijshem apo shendetesi. U vune ne dukje problemet ne furnizimin me energji elektrike, te cilat kryesisht jane shkaktuar si pasoje e motit te keq. Nga ana tjeter, drejtuesit e disa komunave kerkuan shtyrjen e procesit mesimor, te pakten per nje jave, ne ato shkolla qe jane larg qendrave te banuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›