Vdes ne aksident familja shqiptare e emigranteve
PATRA - Nje familje shqiptare ka vdekur ne nje aksident ne Greqi. Sipas media greke, aksidenti i rende ka ndodhur dy net me pare ne oren 22:00 ne Korinth te Greqise, ne afersi te Ures se Qatos ne autostraden qe lidh Patren me Athinen. Nje makine me emigrante shqiptare ka dale nga rruga dhe per pasoje kane mbetur te vdekur tre persona, nje burre, gruaja dhe djali i tyre, qe po ktheheshin nga pushimet ne Shqiperi. Makina e tyre eshte perplasur me nje makine tjeter dhe per pasoje kane mbetur te plagosur edhe nje i aferm i tyre, qe udhetonte bashke me ta, si dhe dy qytetare greke, qe gjenden ne gjendje te rende ne spital. Policia greke tha se shkak per aksidentin ka qene shpejtesia e madhe e automjetit qe drejtohej nga shqiptari.