E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani u premton pukjaneve ndihma

Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, u ka premtuar vendoreve te Pukes se do t'u jepet ndihme zonave te bllokuara nga debora. Gjate takimit te punes qe pati me shtabin e Emergjences dhe drejtuesit e pushtetit lokal te qarkut te Shkodres, Dibres dhe Kukesit per situaten e krijuar, Nishani i siguroi ata per mbeshtetje edhe nga ana e Qeverise. Nishani u informua nga prefekti i Shkodres, Maxhid Cungu dhe drejtori i policise se qarkut te Kukesit, Muharrem Furriku, si dhe drejtuesit e pushtetit lokal te rretheve te zonave veriore mbi situaten aktuale. Ne fjalen e vet, ministri i Brendshem Nishani i garantoi drejtuesit lokale te zonave veriore se ''do te kene mbeshtetjen totale nga qeveria dhe Kryeministri Sali Berisha''. Ai e ka quajtur mjaft reale situaten e paraqitur nga mediat dhe garantoi se qeveria eshte e gatshme te perballoje cdo situate te krijuar nga moti i keq.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›